Për herë të parë këtë 14 Mars elbasanasit nuk do të festojnë Ditën e Verës. Gazetarja Esiona Konomi ndodhet në Elbasan, ku ka zhvilluar edhe një bisedë me gazetarin e Abc News, Aldo Kozarja, i cili si një djalë i lindur dhe i rritur në Elbasan nuk e kujton kurrë qytetin e tij në këtë gjendje.
“Në këto vite që unë kam ardhur në jetë nuk e mbaj mend asnjëherë qytetin në këtë gjendje. Edhe kur ka qenë shi, festimet për qytetarët fillojnë në darkën e Verës që bën nisjen e festimeve i luteshin zotit që koha të ishte e mirë. Edhe prindërit e mi edhe më të vjetër se ata nuk e mbajnë mend kurrë zbrazëtinë e këtij sheshi. Është për ardhur keq, por kur mendon shëndeti ëhstë kryesore festa do zërë vend në një moment të dytë“, shprehet ai mes të tjerash.
Pjesë nga intervista:
Esiona Konomi: Me lejen tuaj dua të zhvilloj një bisedë me gazetarin tonë në Elbasan, Aldo Kozarja, i cili është një djalë i lindur në këtë qytet dhe për herë të parë sot nuk feston Ditën e Verës? Aldo është këtu unë me maskë Aldo me doreza. Aldo nga momenti q ë emban mend veten tënde ka qenë ndonjëhdrë ku shesh kaq i zbrazët?
Aldo Kozarja: Në këto vite që unë kam ardhur në jetë nuk e mbaj mend asnjëherë qytetin në këtë gjendje. Edhe kur ka qenë shi, festimet për qytetarët fillojnë në darkën e Verës që bën nisjen e festimeve i luteshin zotit që koha të ishte e mirë. Edhe prindërit e mi edhe më të vjetër se ata nuk e mbajnë mend kurrë zbrazëtinë e këtij sheshi. Është për ardhur keq, por kur mendon shëndeti ëhstë kryesore festa do zërë vend në një moment të dytë.
Esiona Konomi: Vitet e tjera disa javë më parë, ky shesh por edhe rrugët hyrëse të Elbasanit mbusheshin me qytetarë që shisnin ballokume të bëra. Sot nuk ka askund, a ka në shtëpit e elbasanasve ballokume sot?
Aldo Kozarja: Elbasanasit nuk i sheshin ballokumet në rugë. Ata që i shehsin ballokumet në rrugë nuk elbasanas, ata janë të ardhur ne qytet që përfitojnë nga festa. Ju i keni parë se jeni nuse në këtë qark, i keni parë që në momentin e fillimit të janarit. Ata nuk janë elbasanas. Elbasanasit ballokumen vetëm e ndërrojnë me njëri-tjetrin.
Esiona Konomi: Kanë gatuar këtë herë?
Aldo Kozarja: Po kanë gatuar të gjithë. Unë jam banues në lagjen Kala dhe gjatë dy-tre ditëve të fundit kundërmon era e gjalpit safi, q ëshërben përv përgatitjen. Nuk ka familje elbasanase që nuk kanë përgatitur ballokumet. Disa miq më thanë se është viti i parë që do festojnë pa jabanxhinj.
Esiona Konomi: Dje zyrtarsisht Elbasani u njoftua si qytet i prekur me dy raste me koronavirus. Ka ndryshuar diçka, ka patur masa shtesë, janë bërë dezinfektime?
Aldo Kozarja: Kan kaluar 72 orë nga konfirmimi i ratsit të parë, një 31 vjeçar që ishte banues në Tiranë, nëpërmjet rrugës që ka pasur në Itali ai është pronar i një call center në Tiranë çka dyshohet s eka infektuar nënë dhe babain e tij. Vëllai jo, ndërsa gjyshi dhe daja presin tamponët. Ka ardhur edhe përgjigja për 6 persona të tjerë që mendoheshin se kans pasur kontakte me këtë, mes tyre ka qenë edhe një faturino. Sipas info të sotme pritet që të ketë rezultate të tjerë shpresojmë që numri të mos shtohet. Ndonëse shifrat flasin qëmund të ketë shtim të rasteve. /abcnews.al