Elbasani i bindet urdhrit për të mos lëvizur pas orës 10:00, romët ngrihen në protestë

schedule14:01 - 19 Mars, 2020

schedule 14:01 - 19 Mars, 2020

Vendimi për të mos lejuar lëvizjen e këmbësorëve pas orës 10:00 duket se është respektuar në Elbasan. Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se pas këtij orari në qytet janë vërejtur shumë pak qytetarë.

Ndërkohë në orët e para të mëngjesit komuniteti rom në këtë qytet është ngritur në protestë. Ata kanë kërkuar ndihma nga autoritetet për shkak se situata është mjaft e vështirë. Po ashtu ata kanë kërkuar që të marrin ndihmën ekonomike ndonëse parakohe pasi gjendja e tyre është e rëndë.

Po ashtu edhe në qytetin e Peqint komuniteti rom ka protesuar ditën e djeshme para bashkisë. Gjendja e tyre ekonomike nuk është e mirë dhe urdhri për të qendruar në shtëpi e vështirëson edhe më shumë situatën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!