Elbasani bëhet gati për 14 Marsin

schedule16:10 - 13 Mars, 2019

schedule 16:10 - 13 Mars, 2019

Elbasani po bëhet gati që Ditën e Verës të presë mysafirë pa fund. Ndërkohe bashkia ka organizuar një sërë aktivitetesh për këtë festë. Çfarë po ndodh në këtë qytet? 

Po bëhen përgatitjet e fundit. Elbasani kthehet në epiqendrën e Shqipërisë dhe mbarë trojeve shqiptare. Është kryeqyteti i Ditës së Verës, festës pagane që vjen nga thellësia e shekujve.

Në kalendarin e vjetër, kur njerëzit  orientoheshin nga Dielli, Hëna e gjelbërimi, ka ekzistuar një ditë adhurimi.

Të parët tanë, ilirët udhëtonin nga të katër anët për t’iu falur Perëndisë së ripërtëritjes dhe gjithësisë e njohur me emrin Diana Candieviensis.

Dita e Verës është festë e gjithë shqiptarëve, por Elbasani zemra e saj.

Tempulli i festës ka qenë në zonën e Çermenikës, në afërsi të Librazhdit të sotëm. Në rrjedhën e shekujve ajo dalëngadalë zbriti në qytetin e luleve.

Më 14 mars, të gjithë bashkohen për të festuar, sepse Dita e Verës është edhe festa e jetës, vazhdimësisë.

Gazetar i ABC News, Elbasan: Fatos Salliu

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!