Gjykata ka dhënë masën për Tefik Tashi, personi i cili vrau kunatën me sëpatë. Ngjarje kjo e ndodhur në 2023, në fshatin Kusarth në Elbasan.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka regjistruar procedimin penal nr.532 i vitit 2023 më të dhëna që bëjnë fjalë për veprën penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” të parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, me të pandehur Tefik Tashi me viktimë shtetasen Alma Qevani.
Ka rezultuar se më date 17.05.2023, rreth orës 13.00 ne Fshatin Kusarth, Elbasan, i pandehuri Tefik Tashi ka vrarë me sëpatë shtetasen Alma Qevani, të cilën e kishtë motrën e bashkëshortes së tij. Pas shqyrtimit gjyqësor, në datë 17.07.2024 nga Prokurori është kërkuar deklarimi fajtor dhe dënimi me burgim të përjetshëm.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me vendimin dt.17.07.2024 ka vendosur deklarimin fajtor dhe dënimin e të pandehurit Tefik Tashi me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Në dëshminë e tij të dhënë në kohën kur ndodhi ngjarja e rëndë, Tefik Tashi do të deklaronte se krimin e kishte kryer me vetëdije të plotë, për shkak se kunata e tij nuk i kishte shtruar drekën.
/abcnews.al/