Ka shkuar në 5 numri i personave të përfshirë në vrasjen një ish-oficeri të policisë në vitin 2009-të në Elbasan.
Policia ka shpallur në kërkim 50-vjeçarin Gëzim Balla që dyshohet se në bashkëpunim me 4 persona të tjerë ka marrë pjesë në vrasjen e Roland Rexhepit në korrik të 2009-tës. Më herët gjykata ka dënuar me 24 vite burg Marjus Tafain dhe 23 vite heqje lirie Armando Llakaj.
Ndërsa pak muaj më parë janë ekstraduar drejt vendit tonë edhe Florind Shabani dhe Donald Hoxha që dyshohet se kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Rexhepit. Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2009 në Elbasan ku mbeti i vrarë Roland Rexhepi, ish-agjent i antidrogës. 2 vite më pas iu vra vëllai i tij, Ilir Rexhepi, biznesmen i njohur në qytetin e Elbasanit.
Ka dyshime se ekzekutimet kanë ndodhur për shkak të përplasjeve të grupeve kriminale në qytetin e Elbasanit. Rexhepi u dyshua se kishte tentuar që të prishte vendngjarjen në vrasjen e Sokol Çapjes në dhjetor të 2005-sës në një lokal në Elbasan dhe kishte ndihmuar autorët të largoheshin pas atentatit.
/abcnews.al/