Policia e Elbasanit ka kapur dhe ka vënë në pranga n jë 28-vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje.
I riu së bashku me një shtetas tjetër, i cili po ashtu është ende në kërkim nga policia kanë vjedhur një shumë parash në lekë dhe në euro, në një biznes në Himarë.
Njoftimi i policisë:
DVP Elbasan
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim nga ky komisariat, 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër (ende në kërkim nga Policia e Himarës), më datë 1 shtator 2023, kanë vjedhur shuma parash në lekë dhe në euro, në një biznes në Himarë. Veprimet e mëtejshme procedurale do t’i kryejnë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë.