Një ditë pas ngjarjes ku humbi jetën një punëtor dhe u plagos një tjetër tek fabrika e çimentos në Elbasan policia ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë.
Sipas policisë tekniku i ndërtimit Gëzim Jaçellari, 65 vjeç dhe menaxheri në departamentin e shpërndarjes Gëzim Spaho, 66 vjeç, janë vënë në pranga.
Në gjendje të lirë janë proceduar një inxhiner dhe përgjegjës turni. Të gjithë dyshohen se nuk kanë zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë. Të premten në mesditë dy punëtorë të fabrikës u zunë poshtë nga një masiv çimentoje. Për pasojë humbi jetën Musa Sula dhe u plagos rëndë Tomor MekerZaku./abcnews.al
Elbasan/ Tragjedia në fabrikën e çimentos, arrestohen tekniku dhe menaxheri
schedule10:24 - 20 Tetor, 2018
schedule 10:24 - 20 Tetor, 2018