Elbasan, sekuestrohen 7kg kanabis në formë çokollate, 1 në pranga

schedule11:55 - 24 Gusht, 2018

schedule 11:55 - 24 Gusht, 2018

7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate, një i arrestuar dhe një i proceduar është bilanci i operacionit të koduar “Bradasheshi” nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Elbasan. Në pranga u vu 37 vjeçari n ga Tirana Artur Gjolena, ndërsa u procedua penalisht 45 vjeçarja nga Laçi me iniciale V.K.

Policia kishte marrë informacion se në aksin rrugor  Peqin-Elbasan, ky shtetas po trasporton një sasi lëndë narkotike për ta shitur, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij me targa  TR 3692 J, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa  në formë çokollate.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë zhvilluar dhe  finalizuar operacionin policor të koduar “Bradasheshi”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

  • Artur Gjolena, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë  për “Mos kallëzim krimi”, shtetasja: (pasagjere në mjetin ku u gjet lënda narkotike)

  • V.K., 45 vjeçe, banuese në Laç.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se në aksin rrugor  Peqin-Elbasan, ky shtetas po trasportonë një sasi lëndë narkotike për ta shitur, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij me targa  TR 3692 J, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa  në formë çokollate.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”,  ” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të parashikuar nga nenet 283, 291 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Artur Gjolena, dhe për veprën penale “Moskallëzimi i Krimit” të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal në ngarkim të shtetases V.K. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!