Elbasan, rruga e Bizës e shkatërruar

schedule14:32 - 6 Tetor, 2019

schedule 14:32 - 6 Tetor, 2019

Rruga e Bizës në Elbasan është një nga arteriet e rëndësishme, por gjendja e saj e ka kthyer në të pakalueshme. Mëgjithëse është premtuar për asfaltimin dhe zgjerimin e saj, investimi nuk është bërë.

Dikur përmes kësaj rruge, kamionët transportonin lëndë drusore nga pyjet e Martaneshit. Ka shërbyer në çdo kohë për të lidhur banorët e Labinotit Mal dhe fshatrave të tjerë përreth me qytetin e Elbasanit.

Jo vetëm kaq. Rruga e Bizës me rëndësi strategjike është një degëzim dytësor që lidhin aksin kombëtar lindje-perëndim me Rrugën e Arbrit. Elbasanin me Dibrën deri në Peshkopi, Tiranën përmes aksit Qaf Mollë-Linos-Kroi Kuq-Bizë.

Por prej vitesh aty nuk është vënë dorë. Amortizim të thellë dhe përshkohet me shumë vështirësi nga automjetet. Në dimër bëhet e pakalueshme dhe jeta e banorëve është në dorë të fatit. Nisur nga kërkesat e vazhdueshme së fundmi është kryer një investim në pjesën më të rrezikshme në kthesën në ngjitje për në Bizë.

Asfaltimi dhe zgjerimi i rrugës së Bizës do të çelte perspektiva të mëdha. Jo vetëm për banorët e Labinotit Mal, por për gjithë pjesën verilindore të Shqipërisë.  /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!