EMRAT/ Me kallashnikov në automjet, arrestohen dy të rinj në Elbasan

schedule09:16 - 25 Shtator, 2024

schedule 09:16 - 25 Shtator, 2024

Dy persona, 30 dhe 32 vjeç, janë arrestuar nga policia në Elbasan pasi qarkullonin të armatosur në automjet.

Policia njofton se 32 vjeçari Aurel Kaçaniku dhe 30 vjeçari Renaldo Sadushi u ndaluan në rrugën “Iliaz Kosova”, dhe gjatë kontrolleve në automjet, u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, që posedohej pa leje.

Dy të arrestuarit rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë. 32 vjeçari rezulton i dënuar më parë në Gjermani ndërsa pasagjeri 30 vjeçar, me precedentë për plagosje dhe kundërshtim të policisë.