Elbasan, Policia bashkiake nuk do të lejojë ambulatorët në rrugë

schedule15:16 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 15:16 - 12 Dhjetor, 2017

Në Elbasan Bashkia ka marrë vendim që asnjë ambulatore nuk do të shesë më në rrugët e këtij qyteti. Ata do të sistemohen në tre tregjet e liçensuara, por disa kanë protestuar madje edhe para bashkisë. Sipas Kryeinspektorit të Policisë Bashkiake, Dritan Ekmekçiu, në këtë rast po zbatohet urdhëri i qeverisë dhe këshillit bashkiak. Ai nënvizon se ka pasur një reaksion nga ambulantët, por policia bashkiake është e vendosur në zbatimin e ligjit. Kurse kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini thotë se nuk mund të lejojmë dy standarde të këtij aktiviteti në qytet, është prishur imazhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!