Në rrugën Elbasan – Metalurgji mjeti tip “Nissan” me targa Italiane që drejtohej nga shtetasi P.P., 59 vjeç banues në Itali ka aksidentuar një këmbësore. Sipas policise 48 vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit në Komisariat dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al
Elbasan, një Nisan me targa italiane përplas këmbësoren
schedule09:45 - 13 Nëntor, 2017
schedule 09:45 - 13 Nëntor, 2017