Elbasan mungojnë komisionerët e PSD/ Në qendrën e votimin 23/51 procesin i votimit nis me vonesë

schedule07:45 - 11 Maj, 2025

schedule 07:45 - 11 Maj, 2025

Procesi i votimit duhet të kishte nisur që në orën 7:00, atëherë kur hapen të gjitha qendrat e votimi, por procesi i votimit ka nisur vetëm pak minuta më parë. Siç raporton gazetarja e ABC News Kasandra Pali, shkak është bërë mungesa e një komisioneri nga e Partisë Social Demokrate.

Në qarkun e Elbasanit votohet në 508 qendra votimi, ku qyteti i Elbasanit ka numrin më të madh në 224 qendra të tilla. Në Qarkun e Elbasanit e cila prodhon 14 mandate deputetësh kanë të drejtë vote 331859 qytetarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!