I shpallur në kërkim për mashtrim, arrestohet 25 vjeçari në Elbasan

schedule12:32 - 12 Tetor, 2024

schedule 12:32 - 12 Tetor, 2024

Një 25 vjeçar, i shpallur në kërkim për mashtrim, është arrestuar nga policia e Elbasanit.

Ndaj të riut, gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi i ka marrë shuma të mëdha parash një personi tjetër në periudha të ndryshme kohore.

Personi që ka mashtruar, sipas policisë, është arrestuar në muajin gusht në kuadër të operacionit Grid./abcnews.al