Grabitet banesa e pronarit të një autoshkolle në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë në lagjen “5 maji“. Persona ende të pa identifikuar nga policia kanë vjedhur banesën e Shaqo Karafilit duke marre rreth 20 milion lekë të vjetra, bizhuteri dhe sende me vlerë.
Sipas të dhënave, autorët kanë shfrytëzuar momentin kur pjesëtarët e familjes nuk kanë qenë në shtëpi. Vjedhja është konstatuar vetëm pasi familjaret janë kthyer në banesë.
Ata kanë njoftuar policinë e cila ka shoqëruar disa persona ne komisariat. Njëkohësisht janë administruar edhe kamerat e sigurisë që ndodhen në banesë dhe në bizneset aty pranë. /ABC News Albania