Elbasan/ Gjendet e vdekur në banesën e saj e moshuara

schedule11:46 - 13 Nëntor, 2024

schedule 11:46 - 13 Nëntor, 2024

Një e moshuar është gjetur e vdekur në banesën e saj në fshatin Dragostunjë në Elbasan. Mësohet se ajo vuante nga disa sëmundje dhe shkaqet mund të kenë qenë natyrale.

“Më datë 12.11.2024, në fshatin Dragostunjë, ka humbur jetën në banesën e saj, shtetasja 77 vjeçe, dyshohet për shkaqe natyrale, pasi vuante nga disa sëmundje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!