Elbasan, arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje

schedule13:58 - 11 Gusht, 2018

schedule 13:58 - 11 Gusht, 2018

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Elbasanit për armëmbajtje pa leje. Ata janë Arben Trasha48 vjeç dhe Elton Dedja  39 vjeç nga Elbasani. Sipas Policisë ata u kapën në flagrancë në ambientet e lokalit ku secili mbante me vete nga një armë zjarri Pistoletë pa leje. Në cilesinë e provës materiale janë sekuestruar, dy armë zjarri Pitoleta (”SIG-SAUER” dhe”Bereta”, ),  20 fishekë luftarakë, tre automjete dhe një sasi prej 250.000 lekësh të reja.

Njoftimi i Policisë Elbasan

Në kuadër të planit të masave të hartuar nga DVP Elbasan, për rritjen e sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, kapjen e personave që lëvizin me armë pa leje, kontrollin e automjeteve, ambienteve që përdorin personat me preçedentë kriminalë, si dhe çdo veprimtari të paligjshme,  si rezultat i një pune të mirëorganizuar policore  të strukturave të Policisë Elbasan në orët e mbrëmjes së datës 10.08.2018, në  lagjen  ”Beqir Dardha” në ambientet e një bar kafe, pas një reagimi të shpejtë të struktuarave policore bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative,  është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve:

  • Arben Trasha, 48 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan.
  • Elton Dedja 39 vjeç, banues në lagjen ” Visarion Xhuvani”, Elbasan.

Shtetasit e lartpërmendur janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë në ambientet e lokalit ku secili mbante me vete  nga një armë zjarri Pistoletë  pa leje.

Në cilesinë e provës materiale janë sekuestruar :

-Dy armë zjarri Pitoleta (”SIG-SAUER” dhe”Bereta”, ) dhe 20 fishekë luftarakë..

– tre automjete  dhe  një sasi prej 250.000 lekesh te reja.

Materialet hetimore për veprën penale ”Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve dhe municioneve luftarake”  parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. /abcnews.al