El Clasico “mollë sherri”, La Liga kundër Federatës

schedule14:17 - 23 Tetor, 2019

schedule 14:17 - 23 Tetor, 2019

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) vendosi që ndeshja Barcelona-Real Madrid të luhet me datë 18 dhjetor, që i bie ditë e mërkurë. Dy klubet kanë rëndë dakord për këtë datë, por kundër këtij vendimi ka dalë La Liga.

Me anë të një komunikate, La Liga ka deklaruar se nuk bie dakord me këtë zgjedhje, pasi preferon që dueli më i bukur i futbollit spanjoll të zhvillohet në fundjavë. Diçka e tillë ka lidhje me të drejtat televizive dhe fundjava dhuron më shumë shikueshmëri.

Datën 7 dhjetor ka propozuar La Liga. Kjo do të bënte që ndeshjet e asaj jave, Real Madrid-Espanyol dhe Barcelona-Mallorca të zhvillohen më 4 dhjetor, por RFEF ka vendosur që “El Clasico” të zhvillohet 11 ditë më vonë. Përballja mes dy ekipeve “big” ishte programuar të luhej me 26 tetor, por trazirat në Barcelonë detyruan organizatorët të shtyjnë ndeshjen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!