ABC publikoi mbrëmjen e sotme pamjet e momentit të vrasjes së Bledar Birçajt mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh se dy killerat që ekzekutojnë biznesmenin janë “të stërvitur mirë dhe nuk e kanë për herë të parë. Janë qitës të sprovuar, nuk janë amatorë”.
E gjithë skena e krimit, Artan Hoxha u shpreh se është kryer për 5 sekonda. “Gjithë skena jo më shumë se 5 sekonda, është një goditje në kohë rekord.
Lexo edhe: Ekzekutimi mafioz në Vlorë, pista kryesore, misteri dhe e shkuara e “The Boss”
Kjo është vrasje tipike mafioze, nga ato në vijim, që deri tani nuk janë zbuluar” tha Hoxha te Opinion.
Autorët dhe motivet? “Gjithë personazhet e viteve të fundit të luftës së Vlorës vijnë nga Belgjika, Holanda dhe Spanja, tre tregjet kryesore të kokainës” tha ai. / Abcnews.al