Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ekzekutoi të shoqen me kallashnikov në sy të të birit, gjykata merr vendimin për Koço Buzon

schedule12:09 - 8 Maj, 2021

schedule 12:09 - 8 Maj, 2021

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 58-vjeçarin Koço Buzo, i cili dy ditë më parë ekzekutoi bashkëshorten me kallashnikov e plagosi dy të tjerë. Buzo i mori jetën bashkëshortes Liljana në prezencë të djalit të tyre, ndërsa ajo po dilte nga gjykata pas seancës së divorcit.

Pasi dëgjoi pretencën e prokurorit Petref Asllani, gjykatësi Bujar Musta gjykoi duke vlerësuar ngjarjen e rëndë për ta lënë 58-vjeçarin në burg.



Nga breshëria e armës, Koço ekzekutoi Liljana Buzon 54-vjeç në derë të gjykatës, ndërsa ka lënë të plagosur edhe dy persona të tjerë, një kalimtar i rastit, Gëzim Toçila si dhe Adriatik Kolën. Ai u vu në pranga nga policia, pak minuta pas krimit.

Si nisën konfliktet mes çiftit 

Liljana Buzo ishte kërcënuar nga 58 vjecari mbrëmjen e së mërkurës që të mos shkonte në gjykatë. Koço Buzo ish polici i bëri priti 50 metra larg ambienteve të saj tek rruga “Ismail Dërbova” dhe më pas i qëlloi për vdekje.  Koço Buzo ka qenë i përjashtuar nga radhët e policisë, ndërsa njihej si person i dhunshëm dhe përdorues alkooli. E shoqja kishte punuar më herët si infermiere në spitalin “Xhaferr Kongoli”. sb./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!