Ekzekutoi të riun në makinë për borxhin e drogës, disa orë më pas bëri status: Nisa punë si biznesmen

schedule10:38 - 26 Gusht, 2021

schedule 10:38 - 26 Gusht, 2021

Disa orë pasi vrau 25-vjeçarin Xhuljano Bullari, autori 39-vjeçar Bledar Selmanaj ka ndërruar foton e profilit në rrjetet sociale.  Më pas një ditë më vonë ai ka bërë në njoftim për miqtë e tij se ka nisur një punë të re si biznesmen.

Është e paqartë nëse autori ka vepruar në gjendje të rënduar psikologjike apo ka pasur si qëllim të fshehë gjurmët. Selmanaj u arrestua një ditë më parë në zonën e Bllokut në Tiranë, ndërsa në banesën e tij në Vlorë u gjet e groposur arma me të cilën kreu krimin e rëndë.

Ai u pikas nga kamerat e sigurisë në Vlorë pranë vendit ku u gjet viktima Xhuljano Bullari. Të dy ata kishin udhëtuar bashkë nga Tirana drejt Vlorës, ku më pas Selmanaj e ekzekutoi të riun pas konflikteve për borxhin e drogës.

Pas debatit, Selmanaj e ka qëlluar Bullarin brenda në makinë duke e lënë të vdekur në vend.  Ndërkohë para policisë një ditë më parë ai pranoi faktin se kishte udhëtuar me Bullarin por mohoi autorësinë e vrasjes.

Selmanaj kishte qenë i njohur për policisë pasi 9 vite më parë ishte vënë në pranga për disa vjedhje në qytete të ndryshme të vendit. m.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!