Një amerikan u ekzekutua të enjten në Teksas, sipas autoriteteve të burgut, më shumë se 30 vite pas një vrasjeje të katërfishtë për trafik droge që ai e mohoi deri në fund.
Arthur BrownJr., 52 vjeç, u injektua dhe u shpall i vdekur në orën 18:37 në Institucionin Korrektues të Huntsville.
“Ajo që po ndodh sonte nuk është drejtësi, është vrasja e një njeriu të pafajshëm për një vrasje të ndodhur në vitin 1992”, tha Brown Jr pak para vdekjes së tij, sipas një deklarate nga Departamenti i Korrigjimeve në Teksas.
Ai është i dënuari me vdekje i pestë i ekzekutuar që nga fillimi i vitit në këtë shtet jugor të SHBA-së dhe i nënti në vend. Sipas aktakuzës, në vitin 1992 ai me dy bashkëpunëtorë ka shkuar në shtëpinë e një burri nga i cili ka blerë drogë, në Hjuston. Pasi kanë lidhur gjashtë personat që ndodheshin aty, kanë vendosur një plumb në pjesën e pasme të kokës.
Katër nga viktimat, duke përfshirë një të mitur dhe një grua shtatzënë, vdiqën dhe dy mbijetuan. Arthur Brown Jr u arrestua katër muaj më vonë dhe u dënua me vdekje në vitin 1994, megjithëse ai gjithmonë e quajti veten të pafajshëm.
Bashkëpunëtorët e tij të dyshuar u dënuan gjithashtu për vrasjet: njëri u ekzekutua në vitin 2006 dhe tjetri po vuan dënimin e përjetshëm.
/abcnews.al