GAZA- Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) raportuan se Asma al-Mazini, kreu i Këshillit Shura të Hamasit, u vra gjatë operacioneve izraelite në Rripin e Gazës.
Sipas deklaratës, al-Mazini ishte “ministri” përgjegjës për të burgosurit e Hamasit në burgjet izraelite dhe drejtoi sulme terroriste kundër Izraelit, raportojnë mediat e huaja.
Ai kishte udhëhequr gjithashtu negociatat për shkëmbimin e ushtarit të kapur izraelit Gilad Shalit.