Ekzekutimi në Rrëshen/ Automjeti i djegur, me targa të falsifikuara. Familja Reçi mohon përfshirjen në ngjarje

schedule09:52 - 27 Shtator, 2023

schedule 09:52 - 27 Shtator, 2023

Policia nuk ka mundur ende t’i identifikojë autorët që qëlluan me breshëri armësh ditën e djeshme në Mirditë, duke lënë një të vdekur, Martin Bardhin dhe tre të plagosur.

Makina që u gjet e djegur pas ngjarjes, ka rezultuar me targa të falsifikuara dhe për të nuk u gjet asnjë gjurmë. Për ngjarjen, janë shoqëruar rreth 10 persona, edhe nga familja Reçi me të cilën familja Bardhi kishte pasur konflikt në mars të këtij viti, por kanë mohuar që të kenë lidhje me ngjarjen.

Pas marrjes ne pyetje, ata janë lënë të lirë nga policia. Gjithashtu, kamerat e sigurisë, ditën e ngjarjes, por edhe para saj, po analizohen nga policia për të parë lëvizje të mundshme që mund t’i dërgojë uniformat blu drejt autorëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!