Ekzekutimi në Elbasan, Rama: Patronazhistët e PD vrasin, Xhuvani nuk ishte i PS, krenaria e Metës

schedule21:11 - 21 Prill, 2021

schedule 21:11 - 21 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar të tmerrshme ngjarjen e sotme në Elbasan, ku mbeti një i vdekur dhe 4 të plagosur. Kreu i qeverisë akuzat i ka pasur drejtpërdrejt për Partinë Demokratike dhe drejtuesin politik në Elbasan, Gazment Bardhi, që sipas tij mbajti fjalim 2 metra larg trupit të viktimës. Kjo, tha më tej, Rama nuk është një luftë për jetë a vdekje, por përballë janë dy alternativa. Për Lulzim Bashën, Rama tha se është treguar i përmbajtshëm.

Komenti im është që të gjithë qytetarët ta mendojnë për një moment sikur të ishte zhvilluar në kahe të kundërt, sikur furgonë të ngjashëm me të policisë të kishin mbërritur në cilindo qytet duke pasur brenda një strukturë paramilitare me ish-oficerë policie dhe të kishin logon e PS-së të ndalonin njerëzit në rrugë dhe të kërkonin hesape apo të vinin vërdallë në pika të ndryshme duke krijuar një situatë të pa imagjinueshme dhe pastaj imagjinoni sikur në furgonët me paramilitarë të loguar si të PS të hapej zjarr, të vritej dikush të plagosej një efektiv policie dhe mu aty pranë kufomës Taulant Balla të mbante një fjalim dhe të akuzonte palën  tjetër, të merrte vrasësin dhe të largohej.

Imagjinoje, vetëm kaq. Ne jemi vendosur në shënjestër për arsye se kemi një organizim që është tipi i partive të mëdha dhe serioze të të gjithë botës me patronazhistë që trokasin nëpër dyer, ndërkohë që patronazhistët e PD-së janë të armatosur dhe shkojnë deri aty sa vrasin njerëz. Cdo aspekt duhet ta trajtojë policia dhe drejtësia, pasi është një ngjarje e tmerrshme që tregon dëshpërim të madh deri në pikën që shkohet aty ku nuk duhet të imagjinohet. Ky është një proces zgjedhor që po të heqësh Metën nga ekrani do të ishte një proces në ekran krejtësisht europian.

Në territor kanë filluar ta ndejnë që do të kenë një humbje në 25 prill dhe gjithë tensioni që kërkon të ngrejë Meta çon ujë në mullin më të gabuar. Ne nuk kemi dalë në fushatë të shikojmë të plagosen njerëz, cilido qofshin ata. Kjo nuk është një garë për jetë a vdekje. Gazment Bardhi mbajti fjalim 2 metra nga xhenazja. Lulzim Basha nuk është se ka treguar ndonjë mos përmbajtje, unë nuk di të kem treguar ndonjë mos përmbajtje, ndërsa Meta është i papërmbajtshmi i madh” tha ai te News24.

Edi Rama mohoi që Xhuvani të ishte anëtar i PS-së, por tha se ka qenë krenaria e Ilir Metës për shumë vite në Elbasan. “Ai ka qenë kryetar i LSI-së për shumë vite, krenaria e Ilir Metës në Elbasan. Ai nuk është anëtar i PS-së dhe nuk është drejtues i asnjë organizate të PS-së, edhe sikur të ishte cfarë rëndësie ka kjo? Ne kemi plot njerëz te PS që kanë ardhur edhe nga LSI dhe PD”.

Por si ndodhi ekzekutimi në Elbasan?

Mesditën e sotme rreth orës 14:00 në lagjen “5 Maji” përpara zyrës elektorale të PD-së në Elbasan ndodhi përplasja me armë me prapavijë politike. Në përfshirë ishin dy grupe, PS dhe PD. Nga grupi i PS-së, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagos dhëndri i tij Eltjon Bodinaku.

Ndërkohë që nga grupi i PD-së u plagosën Emiljan Prenga 39 vjeç dhe Pavlo Vuksani 50 vjeç. Autori i vrasjes së Xhuvanit sipas policisë është Arbër Papleka, gjithashtu pjesë e PD-së në Elbasan. Konflikti mes palëve nisi pas denoncimit të grupit të PD-së se në zonën e “5 Majit” po lëvizte një makinë ku socialistët po shpërndanin lekë për zgjedhjet. Në kërkim për ngjarjen është shpallur Kelmend Xhaferri i njohur edhe si Kel Çami./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!