Ekzekutimi në Athinë/ Roan Brahimi njihej edhe me emrin Sidorel Prendi, dyshohet i përfshirë në disa ngjarje kriminale

schedule10:16 - 10 Maj, 2024

schedule 10:16 - 10 Maj, 2024

Shqiptari i ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes në Athinë, Roan Brahimi njihej edhe me emrin Sidorel Prendi.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se ka dyshime se Brahimi është i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Emri i tij lidhet ndër të tjera me vrasjen e Brilant Martinajt, kushëririn e Ervis Martinajt.

“I njohur ndryshe me emrin Sidorel Prendi. Historia e tij me policinë shqiptare fillon në vitin 2018, ku u arrestua për një sasi municioni luftarak. Në vitin 2021, babait të ketij të fundit i qëllohet me armë në zonën e Milotit, por nuk pati të lënduar. Emri i Roan Brahimit është lakuar në vitin 2021, ku në Lezhë, 3 persona hynë në ambientet e një lokali dhe kanë kërkuar pronarin. Nuk pati të plagosur. Për këtë ngjarje u shpall në kërkim Roan Brahimi dhe Ramazan Rraja. Konfliktet më kryesore sipas hetuesve, Brahimi i ka pasur me Ylli Brahimin, ky i fundit i njohur si i afërt i Vis Martinajt.

Emri i tij është lakuar në vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy miqve të tij në zonën e Fushë Krujës. Sa i përket se çfarë kanë zbuluar hetuesit, atij nuk i është bërë atentat në Shqipëri. Sa i përket dënimit, ai rezulton vetëm në vitin 2021, ku u kap me sasi municioni luftarak dhe me mijëra euro që nuk i justifikonte. Në shtetin grek nuk ka pasur precedentë penale, jetonte me dokumente dhe emrin e tij Roan Brahimi në shtetin grek”, raportoi gazetari Leka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!