Ekzekutimi i vëllezërve në Durrës, zbulohet emri i bashkëpunëtorit tjetër në krim

schedule10:50 - 2 Maj, 2020

schedule 10:50 - 2 Maj, 2020

Gjykata e Durrësit dha sot masnë e sigurisë “arrest me burg” për vrasjen e dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia.

Njëri prej të arrestuarve është Altin Ndoci, emër i njohur për policinë. Ndërkohë, gazetarja Xhensila Kodra raporton për abcnews.al se i arrestuari tjetër është Klevis Alla, 22 vjeç.

LEXO EDHE: Vrasja e 2 vëllezërve, avokati: Altin Ndoci i kishte të afërm, u shkoi edhe në varrim

Ata u arrestuan ditën e djeshme për vrasjen e dy vëllezrëve pak ditë më parë. Po ashtu Ndoci dhe Alla dyshohen të jenë edhe autorët e vrasjes së Dorjan Shkoza 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia 24 vjeç, më 2 Mars.

Shkak për këtë dy atentate, sipas policië është pikërisht prishja e pazareve të aktivitetit të përbashkët kriminal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!