Ekzekutimi i vëllait të Talo Çelës, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja rrëfen çfarë pa

schedule10:07 - 17 Shtator, 2020

schedule 10:07 - 17 Shtator, 2020

Bujar Çela, vëllai i të shumë kërkuarit Talo Çela u ekzekutua mëngjesin e sotëm në një atentat mafioz në Elbasan.

50-vjeçari u vra teksa po futej në një lokal në zonën e Bradasheshit. Pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja ka rrëfyer atë që ka parë.

LEXO EDHE: Ky është vëllai i Talo Çelës, u ekzekutua kur po pinte kafen! Punonte si taksist në të zezë

Ai shprehet se 50-vjeçari vinte në mëngjes dhe pinte kafe, ndërsa sipas tij nuk ka pasur probleme, ndërsa e përshkruan si njeri të mirë.

Pronari ka qenë brenda lokalit në momentin e ngjarjes dhe thotë se ka dëgjuar zhurmën.

Biseda:

Gazetarja: Pinte vazhdimisht kafe këtu tek ju?

Pronari i lokalit: Po vinte në mëngjes.

Gazetarja: Ka pasur probleme ndonjëherë këtu?

Pronari i lokalit: Jo. Këtu nuk ka pasur probleme fare. Ka qenë shumë, shumë i mirë.

Gazetarja: Ke qenë në lokal kur ka ndodhur ngjarja?

Pronari i lokalit: Isha brenda në banak.

Gazetarja: E ndjeve zhurmën?

Pronari i lokalit: Zhurmën e djeva. Siç po flet ti tani, nuk u ndihet zhurma.

g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!