Ekzekutimi i të riut në Mirditë, dyshime që u mor peng dhe u vra në pyll

schedule10:48 - 3 Tetor, 2019

schedule 10:48 - 3 Tetor, 2019

34-vjeçari Eri Zefi ose i njohur me emrin e dyte Anton Zefi ka dyshime që u mor peng dhe u ekzekutua në një kanal në pyll. Në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një njollë gjaku dhe Zefi është qëlluar me plumb në kokë. Viktima  u gjet pasditen e djeshme në fshatin Zall Xhuxhë të Fanit, në Mirditë, por ai banonte në Durrës. Pista e parë e hetimit është ajo e hakmarrjes, pasi vëllai i viktimës, Ndue Zefi, ka vrarë mëngjesin e 24 shkurtit në qytetin e Durrësit, fqinjin e tij, Martin Ndrecën. Ky i fundit i kishte ofenduar familjarët.  Policia ka  shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!