Ekzekutimi i Taulant Beqirajt për borxhet, kush është 32-vjeçari që u arrestua sot në Vlorë, qëlloi me armë ndaj autorëve që i vranë shokun

schedule14:20 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 14:20 - 8 Dhjetor, 2022

Sali Zeneli është 32-vjeçari që u arrestua sot në Vlorë. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia për çështjen e vrasjes së Taulant Beqirajt.

Zeneli rezulton të jetë shok i viktimës Taulant Beqiraj, i cili u ekzekutua më 3 mars të vitit 2021 në rrugën Transballkanike në Vlorë, pasi ky i fundit nuk ka pranuar t’u kthejë borxhin autorëve, duke thënë  se nuk kishte para me vete.

Ndërkohë që ndodhte kjo, në debat e sipër autorët dhe viktima janë sharë dhe kërcënuar me njeri-tjetrin.

Lexo edhe: “Më jep ato lekët borxh..”, pse u ekzekutua në mes të rrugës Taulant Beqiraj në Vlorë

Sipas prokurorisë Zeneli është personi që ka qëlluar në drejtim të makinës, me të cilën u larguan me shpejtësi autorët, Elton Hajnaj, Skerdian Gabrani dhe Hansi Jonuzi.

Prova kryesore e kësaj dosje është pikërisht një video e një biznesi, që ka filmuar gjithçka në rrugën “Transballkanike”, ku ndodhi ngjarja.

Si ndodhi vrasja e Taulant Beqirajt

Ngjarja është shënuar në datën 3 Mars të një viti më parë, pranë Gjykatës së Apelit. Atentati ndaj Tauland Beqiraj, djali i një ish polici, ka ndodhur në momentin kur viktima ishte duke ecur në këmbë në trotuar.

LEXO EDHE: EKSKLUZIVE/ Momenti i vrasjes së djalit të ish-policit në Vlorë

Autori i vrasjes, sipas dëshmitarëve okularë, ka zbritur nga një mjet, i pa maskuar, dhe ka qëlluar me breshëri ndaj Beqirajt duke e lënë të vdekur në vend.
Viktima ishte person me precedent penal i përfshirë në disa ngjarje kriminale. 31-vjeçari përdorte disa identitete, njihej edhe si Taulant Beqiraj dhe Taulant Manaj.

Ne ekzekutimin e tij kanë marrë pjesë dy persona, ndërsa të paktën edhe një i tretë i ka ndihmuar për t’u larguar me makinë nga vendi i krimit. Kjo duket në pamjet e momentit të vrasjes së 31-vjeçarit, të cilat i ka siguruar ABC. Ndërkohë ekzekutimi dyshohet të ketë ndodhur pas sherrit për një borxh.

/abcnews.al/