Ekzekutimi i Roan Brahimit/ Dyshohet se shkoi në Greqi dy ditë para atentatit, autorët…

schedule12:21 - 10 Maj, 2024

schedule 12:21 - 10 Maj, 2024

Roan Brahimi, 32-vjeçari shqiptar i cili u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes në Athinë, dyshohet se kishte mbërritur në shtetin grek, dy ditë para se t’i bëhej ky atentat.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se Brahimi kishte mbërritur në Greqi me rastin e festës së Pashkëve dhe për të takuar bashkëshorten dhe fëmijën e tij.

Leka shtoi se autorët kanë qenë dy persona, të cilët e qëlluan me plumb në kokë dhe në gjoks.

“Dyshohet se kishte dy ditë që kishte ardhur, për festën e pashkëve për të takuar bashkëshorten dhe fëmijën. Sa i përket këtij atentati, autorët kanë qenë dy persona, e kanë qëlluar me plumb në kokë dhe në gjoks. Sipas mediave greke, autorët mund të jenë shqiptarë.  Thuhet se Brahimi mund të ketë qëndruar në Dubai apo në vende të Arabisë. Edhe emri i Roan Brahimit, nuk ka asnjë precedent penal në shtetin grek”, raportoi ndër të tjera gazetari Leka.

Roan Brahimi njihej edhe me emrin Sidorel Prendi. Ka dyshime se Brahimi është i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Emri i tij lidhet ndër të tjera me vrasjen e Brilant Martinajt, kushëririn e Ervis Martinajt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!