Gazetari Trashgim Sokolaj thotë se ekzekutimi i policit 28-vjeçar Novruz Cenaliaj në Fier është një ngjarje e rëndë që ka impakt
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, se Hasan Cenaliaj, babai i Novruz Cenaliaj ka marrë pjesë me disa efektivë të tjerë, në arrestimin e Kiri Mernicës në vitin 2021, i cili është vëllai i Asllan Mernicës.
Kiri Mernica është dënuar me 19 vite burg për vrasjen e Florian Selimit. Ndërkaq sipas policisë, pista kryesore e vrasjes së Novruz Cenaliajt, është ajo konfliktit të çastit.
“Ngjarja është shumë e rëndë. Kemi një punonjës policie me uniformë, 4 vite në radhët e policisë. Ishte në repartin e ndërhyrjes së shpejtë. Ka tronditur rendin në Fier, por ka edhe impakt në rendin në vend. Ka një mobilizim të forcave speciale. Dy janë zonat ku mendohet se është autori. Ka pasur edhe deklaratë edhe nga drejtori i Policisë së Fierit. Është duke u negociuar me familjarët. Ka pasur një konflikt të momentit. Ka qenë momenti kur efektivi i policisë ka shkuar për të marrë detyrën. Në rrugën që ishte duke përshkruar me automjet, ka kaluar edhe Asllan Mernica. Ky person rezulton i skeduar nga policia, konflikti ka qenë për radhën e kalimit të automjeteve. Është i dyshimtë fakti që me një konflikt banal, një person merr guximin të përdorë armën. Kemi një plumb të vogël në kokë. Identifkimi është bërë në bazë të dëshmive.
Duhet të themi që, autori i dyshuar është person me precedent penal, lëvizte me armë. Është vëllai i Kiri Mernices, i dënuar vrasjen e të riut Florian Selimi, është qëlluar me thikë në qafë. Autorët, përfshirë Kiri Mernica, janë arrestuar në prill të vitit 2021. Nuk e di nëse është rastësi apo jo. Në këtë rol ka pasur një rol si punonjës policie, babai i efektivit të vrarë në Fier. Ka marrë pjesë bashkë me efektivët e tjerë, Hasan Cenalia, në arrestimin e Kiri Mernices, vëllai i Asllan Mernica. Kjo nuk është pista primare që deklarohet nga autoritetet. Ky konflikt i çastit është pista kryesore që po hetohet”, theksoi ai./abcnews.al