Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit: 10 të shoqëruar, disa prej tyre të përfshirë në përplasjen e armatosur

schedule09:25 - 22 Prill, 2021

schedule 09:25 - 22 Prill, 2021

Aktualisht 10 persona mbeten të shoqëruar në lidhje më përplasjen me armë në Elbasan, ku viktimë mbeti Pjerin Xhuvani. Mësohet se veprimet vijojnë, ndërsa ende nuk ka të ndaluar. Disa prej personave të shoqëruar kanë qenë të përfshirë në konfliktin e djeshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës në lagjen “5 Maj” të qytetit të Elbasanit. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë aktivisti i Partisë Socialiste për Elbasanin, Pjerin Xhuvani ndërsa të plagosur kanë mbetur një efektive policie Xhensila Sota, edhe tre persona të tjerë.

Sota mori një plumb në këmbë, ndërsa në gjendje të rëndë në spital dyshohet se gjendet dhëndri i viktimës Pjerin Xhuvani.

Përplasja me armë ndodhi për shkak të zgjedhjeve. Dyshohet se një makinë e shtabit të PS-së është kapur nga mbështetësit e PD-së duke shpërndarë para në këmbim të votës. Pas konstatimit të makinës është thirrur edhe policia.

Në vendin e ngjarjes mbërriti më pas nëndrejtori i Policisë së Elbasanit Abert Nushi dhe disa efektivë të Shqiponjave. Pas mbërritjes së policisë, në vendngjarje erdhi edhe një automjet me simpatizantë të PS-së.

Pak minuta pas ngjarjes u vetëdorëzua në policia ish-efektivi i RENEA-s Arbër Papleka, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj Xhuvanit gjatë shkëmbimit të zjarrit. Ky i fundit ka thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!