Ekzekutimi i mikut të Çapjave, gazetarja: Kishte dy pasaporta, të vërtetën e zbuluan gishtat

schedule19:27 - 24 Janar, 2022

schedule 19:27 - 24 Janar, 2022

Autoritetet belge ende nuk kanë një pistë konkrete për ekzekutimin e shqiptarit Bledar Muça, i njohur nga drejtësia shqiptare si “krahu i djathtë” i fisit Çapja në Elbasan dhe i akuzuar, hetuar e dënuar.

Gazetarja e “ABC” në Bruksel, Erisa Zykaj mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” bëri një pasqyrim të detajeve të fundit nga drejtësia dhe media lidhur me vrasjen. Kanë qenë shenjat e gishtave që zbuluan identitetin e shqiptarit.

Vrasja e Bledar Muçës është pasqyruar nga të gjitha mediat. Ishte me nënshtetësi britanike. Fqinjët kanë deklaruar se dëgjuan disa krisma dhe panë një makinë që të largohej.

Më vonë policia bëri identifikimin e tij, gjeti edhe një pasaportë bullgare. Shkuan më tutje dhe përmes shenjave të gishtave u zbulua se ishte Bledar Muça. Më pas mediat zbuluan se Muça i përkiste një grupi kriminal në Shqipëri” tha ajo.

Ende nuk ka një pistë konkrete, por ajo që dihet është fakti që autorët ishin profesionistë. “Deri tani kemi marrë deklaratat e policisë, që thonë se po bëjmë hetimet tona, por nuk mund të themi nëse bëhet fjalë për një rrjet trafiku dhe se vrasja është bërë për trafikun e drogës.

E vetmja gjë që thuhet me kompetencë është se kjo vrasje ishte e bërë në mënyrë profesionale nisur nga goditjet që pati viktima. Sipas tyre bëhet fjalë për një larje hesapesh, por nuk mund të precizohet se bëhet fjalë për trafikun e drogës”.

Në verën e vitit 2016 Muça u arrestua dhe u dënua me dy vite burg në Shqipëri pasi qëlloi me armë ndaj efektivëve të policisë teksa ishin në vëzhgim të familjes Çapja./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!