Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas/ Laci: Autorët nuk u veshën si policë. Sokolaj: U krye nga elementët më elitarë të krimit të organizuar

schedule21:24 - 21 Mars, 2024

schedule 21:24 - 21 Mars, 2024

Gazetari Dritan Laci thotë se vrasja e Gentian Bejtjas u krye nga persona të cilët kanë vëzhguar çdo lëvizje të tij.

Në emisionin “360 gradë’ në ABC News, Laci u shpreh se stakimi i energjisë elektrike në fshatin ku ndodhi vrasja në Fushë Krujë, ishte i sinkronizuar me ekzekutimin e ish policit të burgjeve. Sipas tij, autorët nuk u veshën si policë.

“Interesante është kjo vrasje sepse është mënyra sesi toga e qitësve e kanë ndjekur viktimën, por edhe mënyra sesi ditën e ngjarjes, kanë futur në makinën e tyre në një fshat që është jashtëzakonisht e vështirë, edhe po të pish një kafe, bie në sy, për shkak të një survejimit të kamerave. Ata ruhen nga njëri-tjetrin, por edhe nga njerëz që mund të infiltrohen. Është familja Hakaj, që nga viti 1990 ka shumë të vrarë, janë Bamët, Bejtja. Nuk mendoj se janë veshur si policë. Fakti që atë ditë ka pasur një stakim të energjisë, është bërë me një qëllim të caktuar. Do ishte e pamundur ta fusje makinën në fshat, do duhej që këto kamera të mos e lexonin targën e kësaj makine. Në momentin kur ka dalë Gentjan Bejtja nga ndërtesa a babait të tij dhe lëvizja e makinës, ka qenë e survejuar. Ndryshe do të ishte e pamundur”, theksoi ai.

Ndërsa gazetarja investigative Aida Topalli deklaroi se autorët mund të kenë pasur një person të njohur, i cili ka bërë fikjen e energjisë elektrike.

“Zakonisht, personazhe të tilla kanë pasur dikë brenda, brenda institucionit të OSHEE, të kenë një njeri të tyre. Duhet një njohës i mirë që në të gjithë zonën të mos ketë energji. Nëse dritat janë fikur që të mos kenë lidhje me kamerat e sigurisë”, tha ajo.

Për gazetarin Trashgim Sokolaj, vrasja e Bejtjas është vepër e personave më elitarë të krimit të organizuar në vend.

“Kjo është një ngjarje e prodhuar, nga elementët më elitarë të krimit të organizuar sot në Shqipëri. Është një shfaqje e këtyre grupeve, jo vetëm ndëshkim për Bejtjan, por edhe demostrim force për çfarë do të ndodhë më pas edhe në vazhdim. Është sfidë për policinë. Policia hyn në Nikël me mënyrat e saj, por Nikla është një fshat i vështirë në aspektin e rendit. Në javët në vazhdim do të shohim detaje të tjera. Por mendoj se është vepër e këtyre grupeve. Prej datës kur u ekzekutua kunati i tij dhe u lënduan dy djemtë, ishte momenti kur nuk u kursyen as fëmijët e tij. Në informacionet që kam, në pjesën më të madhe të kohës ai ka qëndruar në Lezhë, në garancinë e aleancës që kishte krijuar kohët e fundit, ndoshta një aleancë për të cilën edhe u ekzekutua”, u shpreh gazetari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!