Ekzekutimi i Eduart Reçit/ Karamuço: Është qëlluar në një distancë 20-25 metra, arma e përdorur s’lë ‘gjurmë’. Autori ka ndjekur të njëjtën taktikë si në…

schedule22:48 - 14 Nëntor, 2024

schedule 22:48 - 14 Nëntor, 2024

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se distanca e goditjes së biznesmenit Eduart Reçi ka qenë 20-25 metra. Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Karamuço u shpreh se është kryer një eksperiment, që gjë ka bërë të mundur zbulimin e godinës nga ku është qëlluar biznesmeni.

Sipas tij, dyshohet të jetë përdorur një pushkë sportive që nuk lë “gjurmë”. Eksperti shtoi se autori ka ndjekur të njëjtën taktikë dhe dinamikë si te filmi “The Killer”.

“Policia kur ka dëgjuar mbiemrin i është referuar disa ngjarjeve të rënda në Rrëshen, por më pas, kur është parë origjina e personit nga Dibra, ka punuar në shërbimin informativ kombëtar dhe më pas shtetëror por është një periudhë shumë e largët, thuajse 20 vjet dhe nuk ka pasur ndonjë funksion nga ato për të cilat mund të përplasej fort me grupe kriminale se ka mbuluar tjetër departament. Po të kishte pasur diçka, do të kishte ndodhur më herët. Nga ana tjetër, pista më solide është ajo e problemeve të pronësisë, të pagesave, qirasë, mbivendosjes në disa prej ndërtimeve të tij për të cilat ka pasur edhe konflikt. Janë shoqëruar shumë persona, janë marrë në pyetje edhe ata me të cilat ka pasur konflikte më përpara. Distanca e goditjes ka qenë 20-25 metra. Ka dy versione, është një pushkë sportive pa viaska, që shitet ose jepet me leje nga autoritetet dhe ka një veçori në kuptimin balistik që plumbi që godet nuk merr shenjat e viaskës, pra nuk mund të identifikohet plumbi me armën. Gëzhoja nuk është gjetur sipas informacioneve që unë kam dhe kjo na çon në një version tjetër, që është goditur nga lartësi dhe eksperimenti ka identifikuar edhe godinën nga është qëlluar. Këto llojë pushkësh janë pushkë të cilat goditjen e kanë deri në 60-70 metra. Unë kam informacion, e kam nga burim të lartë të policisë së shtetit, është një atentat me armë që nuk është përdorur më përpara dhe ka këto veçori për të humbur sa më shumë gjurmë. Ajo që doli sot si përfundim është se autori ka ndjekur të njëjtën taktikë dhe dinamikë sikundër një film “The Killer” që ruante gjithë ditën nga një hotel kur të dilte viktima.“, u shpreh eksperti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!