Ekzekutimi i Edmond Papës/ Kush është 45-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasje

schedule10:46 - 28 Gusht, 2024

schedule 10:46 - 28 Gusht, 2024

Këtë të mërkurë ra në prangat e  policisë, Andrew Bode, person i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmond Papës në 16 dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë.

44 vjeçari, me origjinë nga Berat më herët njihej me emrin Edvin Bode, por për shkak të problemeve me drejtësinë e ka ndërruar para disa vitesh.

Ai është ndihmuar nga Albano Velo për të eliminuar Edmond Papën për hakmarrjen e vrasjes së Aleksandër Sadikajt.

Albano Velo, autori i vrasjes së biznesmenit, Edmond Papa, i cili u ekzekutua më 16 dhjetor me armë zjarri në një lokal te Komuna e Parisit, ka qenë shok i ngushtë me Aleksandër Sadikajn, i riu nga Elbasani i cili u vra me tritol në 11 qershor të 2022-it.

Velo u arrestua më 31 dhjetor nga policia dhe dyshohet se është organizatori i vrasjes.

Një ngarkesë e konsiderueshme droge, e pa çuar në destinacion, dyshohet të jetë bërë shkak i një konflikti të gjatë që përfundoi me viktima.

Papa kishte dhënë sasinë e drogës tek persona të tjerë, por pa marrë pagesën. Dosja e vrasjes së Aleksandër Sadikajt dhe ajo e Papës bashkohen në një pikë të vetme, hakmarrja për prishjen e pazareve të drogës.

Sakaq nuk dihet me saktësi nëse ngarkesa prej 700 kg kanabis i është dhënë Sadikajt apo personave te tjerë.

Nëpërmjet informacioneve që Velo kishte siguruar, dyshohej se vrasësi i Sadikajt ishte Papa dhe për këtë fakt grupi hetimor ka ngritur dyshimet se Velo ka marr hakun e shokut të tij, Sadikajt./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!