Ekzekutimi i Can Kariçit, kamerat filmuan momentin e vrasjes, mbi 10 të shoqëruar

schedule10:58 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 10:58 - 25 Dhjetor, 2021

Kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes kanë filmuar momentin e vrasjes së 30-vjeçarit Can Kariçi dy ditë më parë në Kodër Kamëz.

Deri më tani janë shoqëruar më shumë se 10 persona të dyshuar, por edhe që mund të kenë dijeni lidhur me rrethanat e ngjarjes, por asnjë i arrestuar.  Në pyetje policia mori edhe personat me të cilët Can Kariçi ishte duke konsumuar kafe para se të vritej. Ata kanë pohuar se nuk vunë re ndonjë shqetësim apo diçka të dyshimtë tek miku i tyre. Ndërsa dëshmitarët okularë deklaruan se dëgjuan të shtënat dhe panë vetëm një makinë të largohej me shpejtësi, por pa mundur të shquanin se kush ishin personat brenda saj.

Si ndodhi vrasja?

Gazetarja e Abc Xhensila Kodra duke iu referuar policisë dje ka rindërtuar dinamikën se si Can Kariçi u vra me 4 plumba kallashnikovi mbrëmjen e së enjtes. Autorët dyshohet se janë informuar nga persona të tjerë për lëvizjet e objektivit të tyre. Në momentin që 30 vjeçari ka dalë nga lokali ku kishte konsumuar kafe me tre miq të tij, mes të cilëve edhe një vajzë, atentatorët iu afruan me një mjet Audi, targat e të cilit ishin të huaja.

Lexo edhe: Saga e ekzekutimeve mafioze, si po eliminohen shokët e Ervis Martinajt?

Sapo Kariçi ka ndezur makinën tip Golf me targa gjermane për t’u larguar prej andej, u qëllua me breshëri plumbash, 4 prej të cilave e kapën në trup. Atentatorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes nëpër disa rrugica që të lidhin me zonën e Institutit, aty ku dogjën edhe Audin. Brenda makinës u gjet edhe arma kallashnikov.

Si pistë kryesore po hetohet ajo e larjes së hesapeve mes bandave. Kariçi është një emër i njohur për autoritet dhe i arrestuar për herë të hundit në shkurt të këtij viti për armëmbajtje dhe vjedhje. Ai është cilësuar si anëtar i një grupi të fuqishëm kriminal që vepron në Tiranë e në disa qarqe të tjera të vendit. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!