Pasagjeri që i shpëtoi më shumë se 30 plumbave të kallashit një ditë më parë në Vlorë ku mbeti i vrarë biznesmeni Bledar Birçaj është punonjës policie. Burime bëjnë me dije për ABC se ai është identifikuar me iniciale G.D.
Polici arriti t’u shpëtoi atentatorëve duke dalë nga makina në momentin e ngjarjes dhe u fsheh në garazh derisa ata u larguan. Ai ka deklaruar para grupit hetimor se kanë qenë të papërgatitur për sulmin në momentin kur autorët u kanë bërë pritë, si dhe ka shtuar se nuk ka qenë në dijeni të ndonjë konflikti të viktimës.
“Ishim të papërgatitur, na bënë pritë. Ramë direkt pre r breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy veta me maska por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit”, është shprehur ai.
Deri më tani në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar më shumë se 15 persona për t’u marrë në pyetje. Ndërkohë në vendin e krimit policia ka gjetur më shumë se 30 gëzhoja. Dyshimet e uniformave blu janë se makina e autorëve mund të jetë fshehur në ndonjë garazh jo shumë larg zonës ku ndodhi vrasja pasi deri më tani nuk ka asnjë gjurmë prej tyre./mv.abcnews.al