Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin/ Pista kryesore ajo e gjakmarrjes, policia kontrolle në banesat e fisit Palaj

schedule18:58 - 19 Prill, 2023

schedule 18:58 - 19 Prill, 2023

Një nga pistat kryesore që po heton policia në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, është ajo e gjakmarrjes.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raportoi se në vitin 2000, fisi Palaj në Lezhë ka ekzekutuar vëllanë e Nikulajt.

Po gjatë ditës së sotme, kur ndodhi edhe ekzekutimi, policia ka kryer kontrolle në banesat e fisit Palaj.

“Një nga pistat më kryesore është ajo për shkak të gjakmarrjes. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur vite më parë, rreth viteve 2000 ku viktimës, Ardian Nikulajt, i kanë ekzekutuar vëllain e tij, një fis tjetër në qytetin e Lezhës, me mbiemër Palaj. Ditën e sotme, policia ka kryer edhe kontrolle në banesat e këtij fisi, ku deri në këto momente nuk rezultojnë persona të shoqëruar, apo person që ka pasur dijeni për këtë atentat. Pjesa më e madhe e këtij fisi ndodhet jashtë shtetit”, theksoi ai.

Hetuesit kanë dyshime se i përfshirë në këtë ngjarje ishte vetëm një person, ai i cili kreu edhe ekzekutimin, duke qëlluar 7 herë në drejtim të Nikulajt.

Sipas hetuesve, autori mbërriti i vetëm në lokalin e Nikulajt me motor dhe më pas u largua sërish vetëm, ku dyshohet se më pas ai është larguar drejt Shkodrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!