Ekzekutimi i biznesmenit në Lushnjë, çfarë bënë autorët pasi qëlluan me breshëri objektivin

schedule14:00 - 24 Gusht, 2021

schedule 14:00 - 24 Gusht, 2021

Detaje të reja mësohen nga ekzekutimi i biznesmenit Bledar Muça në Lushnje. Mësohet se pasi qëlluan me breshëri në drejtim të objektivit, autorët u larguan me automjetin tip “Golf 5” me targa italiane.

Ndërsa arratiseshin, ata kanë aksidentuar edhe një mjet tjetër, në afërsi të një kalçetoje, në dalje në Lushnjes. Megjithatë, autorët vijuan rrugën, derisa mjeti u gjet i braktisur në fshatin Thanasaj. Mjeti që kanë përplasur ishte tip “Golf 4”, ngjyrë gri.

Kujtojmë se Bledar Muça u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në lokalin e tij ndërsa të plagosur mbetën pesë persona. Lokali ishte plot me klientë kur një person që zbriti nga një makinë “Golf” qëlloi 21 herë ndaj Muçës duke e lënë të vdekur në vend.

Grupi hetimor është duke kërkuar të dhëna mbi prishjen e pazareve të drogës mes grupeve në këtë qytet, por edhe më gjerë, si edhe ndonjë konflikt mbi lidhjet familjare të viktimës. Mes të plagosurve ishin edhe Judin Velo, kunati i Muçës, i cili ndodhej aty në atë moment. Mësohet se Velo është në gjendje të rëndë shëndetësore pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Menjëherë pas vrasjes policia bllokoi të gjitha hyrje-daljet në Lushnje duke kontrolluar çdo automjet me qëllim kapjen e autorëve, por pa rezultat. /abcnews.al/