Ekzekutimi i biznesmenit grek, zbulohet detaji që po “habit” autoritetet greke

schedule21:43 - 10 Maj, 2021

schedule 21:43 - 10 Maj, 2021

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e biznesmenit grek Dimis Korfiatis. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, rezulton se në ndaj tij është qëlluar pa mëshirë ku në trup i janë gjetur të paktën 19 plumba.

Sipas mediave greke ajo që ka habitur autoritetet ka qenë një plumb i marrë në brak i cili ka përfunduar në kafkën e viktimës.

“Shkencërisht dhe si gjetje, përfundimi i predhës është interesant” tha mjeku ligjor Andreas Gotsis.

28 gëzhoja plumbash u gjetën në vendin e vrasjes të premten pasdite., disa prej të cilave i morën jetën 58-vjeçarit, ndërsa fakti që është ekzekutuar nga dora e profesionistëve konfirmohet nga fakti se autorët kishin lyer plumbat me yndyrë për të eliminuar çdo mundësi të gjetjes së materialit gjenetik.

Policia është thirrur për të zgjidhur një seri pyetjesh që kanë lindur, pasi makina që u përdor ishte vjedhur nga zona e Athinës dhe autorët kishin ndryshuar targat e saj.
Deri më tani lidhur me krimin janë shoqëruar 8 persona. /abcnews.al/