Ekzekutimi në mënyrë të mistershme të Alket Muhos një ditë më parë në periferi të Memaliajt ka ngritur disa pikëpyetje për grupin hetimor. Për ngjarjen e rëndë, shërbimi i kontrollit të brendshëm dhe ankesave ka nisur verifikim për të gjithë zinxhirin drejtues të policisë së Tepelenës, ku dyshohet se 43-vjeçari u vra pasi kishte informuar disa parcela me kanabis në zonën e Gllavës.
Detaje të reja janë zbuluar mbi ekzekutimin e të dyshuarit si informator i policisë së Gjirokastrës Alket Muho, mëngjesin e së enjtes në fshatin Rabije të Memaliajt. ABC News ka mësuar nga grupi hetomor se, 43-vjeçari, dyshohet se kishte telefonuar në numrin e gjelbër të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave pranë ministrisë Brendshme në fillim të muajit shtator, duke denoncuar mbelljen e bimëve narkotike në fshatin Gllavë. Mësohet se pas marrjes së informacionit punonjësit e SHÇBA-së, u nisën drejt malësisë së Gllavës ku u konstatuan shumë paracela me kanabis të kultivuar në një tokë pa pronar.
Edhe pse u asgjesuan afërsisht 5000 mijë bimëve narkotike më datë 4 shtator, policia nuk njoftoi zyrtarisht për aksionin e kryer. Veprimi “blic” i oficerëve të SHÇBA-së kryeqytetit u krye pasi, kishin marrë informacion se aksioni i tyre mund të dekonspirohej nga policia lokale e Memaliajt. Ndërkohë që zhvillohej operacioni kundër kultivimit të bimëve narktotike, viktima Alket Muho atë ditë kishte shkuar tek të afërmit e tij në qytetin e Patosit. Largim i 43-vjeçarit nga fshati i tij i lindjes Rabije drejt Patosit ditën kur ndodhi aksioni, mendohet se ishte ndërmarrë me pëlqimin e drejtuesve të policisë së Gjirokastrës. Ky veprim u ndërmor për të larguar çdo dyshimin nga komunitetit i zonës për Muhon, ditën që ndodhi operacioni.
Për ngjarjen e rëndë, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave kanë nisur verifikimet për efektivin e zonës dhe zinxhirin komandues të policisë së Tepelenës, ku u gjetën bimët narkotike, të cilat duhet të ishin zbuluar më herët nga agjentët e antidrogës. Dy janë pistat më të forta po hetohen, e para lidhet se Muho mund të jetë vrarë pasi informoi policinë në lidhje me parcelat e drogës në Tepelenë dhe dikush e konspiroi, por nuk përjashtohet as mundësia e vrasjes për shkak të një konflikti pronësie, ku është shoqëruar për ngjarjen edhe kushëri i tij M. Muho./abcnews.al