Për pesë orë me radhë dita e djeshme në Elbasan, pothuajse ishte një skenë lufte.
Duke mos u bindur për t’u dorëzuar, forcat speciale RENEA, ekzekutuan në banesën e tij, 71-vjeçarin e armatosur Lefter Zhidru, në Elbasan.
Gazetarja e ABC News Xhensila Kodra raportoi nga vendi ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë në qytetin e Elbasanit.
Pritet që ekspertët ditën e sotme të bëjnë edhe një këqyrje të fundit të vendit. Sipas informacioneve nga policia nuk ka pasur familjarë të pranishëm.
Ndërsa banorët i kanë kërkuar punonjësve të policisë të pastrojnë ambientin pasi ende ndjehet gazi i përdorur. Janë gjetur gjashtë kallëp tritol, ndonëse fillimisht policia nuk ka pasur asnjë të dhënë.
(dera e fqinjit përballë banesës së 71-vjeçarit të ekzekutuar)
Nga Komisariati i Elbasanit, gazetari i ABC News Aldo Kozarja raportoi se është ndaluar edhe bashkëshortja e viktimës që tashmë është në hetim për moskallëzim krimi.
Policia me gjetjen e arsenalit të armëve në banesë, ka ndryshuar strategji ndaj 41-vjeçares duke nisur dhe një hetim.
Sa i përket tërheqjes së trupit, deri në këto momente mjekët kanë konfirmuar se askush nga të afërmit nuk është paraqitur për kryerjen e ceremonive mortore./abcnews.al/