Reperi i njohur, G-Bani ka reaguar lidhur me ekzekutimin e 39-vjeçarit shqiptar, Keli Dejavu, i cili që u qëllua për vdekje nga një person ende i panjohur ishte i njohur për policinë.
Ai ka postuar në “Facebook” një foto të viktimës, duke u shprehur e ka mbetur i tronditur nga kjo ngjarje.
“Nuk kam fjalë. Keli Dejavu”, ka shkruar G-Bani.
Kujtojmë që Keli Dejavu ka qenë menaxher i një lokali nate dhe kjo ka bërë që ai të ketë njohje me artistë të shumtë. 39-vjeçari raportohet se mori një plumb në bark dhe një në kokë, gjë që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Ai është qëlluar për vdekje teksa ishte në një kafene.
LEXO EDHE: Si u ekzekutua 39-vjeçari shqiptar në Greqi, emri i tij i lidhur me botën e krimit
Mediat greke raportojnë se emri i itshqiptar është i lidhur me trafikun e drogës në Greqi, ç’ka dyshohet të jetë bërë edhe shkaku kryesor i ekzekutimit. /abcnews.al