Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Hot i Ri i Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktimë ka mbetur 33-vjeçari, Valter Fierza.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al