Një ngjarje e rëndë ndodhi në Dhërmi të enjten, ku bashkëpronari i një hoteli, Gerald Shehu vrau me armë zjarri 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi, i cili punonte si recepsionist.
Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se sipas informacioneve të policisë, mësohet se autori e ka qëlluar Nevruzin me dy plumba.
Më pas, ai i ka kërkuar dy punonjësve të tij, Daniel Qose dhe David Larti një qese për ta vendosur trupin e pajetë në bagazhin e makinës.
Mendohet se autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri-tjetrin ndërsa Gerald Shehu e ka qëlluar dy herë me arme zjarri tek shkallët e hotelit.
Ndërkohe dy te arrestuarit kanë deklaruar se nuk kanë dijeni ku e ka hedhur trupin. Më pas, sipas informacioneve rreth orës 04:00, autori është parë pranë banesës së tij ndërsa ka marrë rrobat dhe është larguar. Mesohet se ai ka ndjekur itenerarin nga Himara-Kuç-Tepelenë- Delvinë-Sarandë deri në Qafë Botë ku ka kaluar kufirin./abcnews.al