Një ekzekutim i stilit mafioz ka ndodhur në periferinë verilindore të Athinës këtë të shtunë rreth orës 08:00 të mëngjesit.
Pronari i një karburanti u qëllua për vdekje në biznesin e tij, ndërsa policia ka nisur hetimin për ngjarjen.
Mediat greke raportojnë se vrasja është kryer nga të paktën tre persona. Autorët kanë mbërritur në pikën e karburantit me një furgon të bardhë, kanë zbritur, kanë qëlluar burrin dhe janë arratisur. /abcnews.al