Ekzaminohet gjuri i Zlatan Ibrahimovic, mbyll sezonin me Milanin

schedule12:55 - 15 Maj, 2021

schedule 12:55 - 15 Maj, 2021

Zlatan Ibrahimovic u dëmtua në ndeshjen ndaj Juventusit, kur nuk mundi ta mbyllë gjithë ndeshjen dhe që atëherë ai nuk ka zbritur në fushë. Lajmet në lidhje me dëmtimin e tij gju ishin negative në fillim.

Gjuri ishte enjtur shumë dhe dhimbjet e sulmuesit ishin ë vazhdueshme. Pas ekzaminimeve të radhës, gjithçka është qetësuar. Doktorët kanë gjetur te Ibra vetëm një dëmtim minimal në kërcin e gjurit dhe jo në ligament.

Ky është lajm i madh, megjithëse jo për milanistët. Ibras do i duhen tre javë për t’u rikuperuar. Kjo kohë përkthehet në mbyllje të sezonit me Milanin, por pjesëmarrje në Kampionatin Europian, që nis më 11 qershor. /abcnews.al