Ekuacioni Icardi: Dy klube dhe 4 lojtarë, sa shumë skenarë merkatoje

schedule09:16 - 10 Maj, 2020

schedule 09:16 - 10 Maj, 2020

PSG dëshiron ta blejë sulmuesin Mauro Icardi, por jo përmes klauzolës që ka në kontratën e huazimit. Francezët nuk janë të gatshëm t’i paguajnë 70 milion euro dhe drejtori sportiv Leonardo po mendon për një tjetër zgjidhje, duke ofruar lojtarë në këmbim.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Interit i janë ofruar emra si Julian Draxler dhe Leandro Paredes. Ky i fundit e njeh mirë Serie A, pasi më parë ka qenë pjesë e Romës. Gjithsesi në Itali, nga media pranë klubit zikaltër, thuhet se këta dy lojtarë nuk hyjnë në preferencat e trajnerit Antonio Conte.

Icardi mund të përdoret për të arritur te të tjerë lojtarë dhe “FCInterNews” shkruan se Napoli ka lojtarët që do kënaqnin Interin. Milik do të ishte pasuesi ideal për sulmuesin argjentinas, kurse për mesfushën Allan është ai që i bën punë trajnerit Conte, i cili kërkon me ngulm një mesfushor qendre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!